Aktakuza ndaj 72 personave në Kosovë që kanë rënë në kundërshtim me ligjin
Gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza, kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar. Gjithashtu, janë paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 2 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 10 persona të dyshuar dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 2 persona për 48 orë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 13 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 8 aktakuza kundër 10 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

