Aktivistja e Vetëvendosjes dyshohet se u punësua me “dallavere” si infermiere në Spitalin e Gjakovës
Përmes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ditë më parë në Spitalin e Gjakovës është shpallur një konkurs për infermier. Aty është punësuar një aktiviste e Vetëvendosjes.
Përmes një konkursi për infermier është punësuar Marigona Nuza, e cila ishte pjesë e listës zgjedhore të Vetëvendosjes, raporton Demokracia.com.
Nuza vite me parë ka qenë edhe “krah i djathtë” i Mimoza Kusarit, kur kjo ishte kandidate për kryetare të Gjakovës. Ky fakt dëshmohet edhe nëpër fotografi të ndryshme.
Marigona Nuza ka edhe fotografi me kreun e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti.
i.


Por, si u punësua Nuza në spitalin e Gjakovës?
Kurdisja është bërë përmes konkursit, duke ndryshuar renditjen në listën e personave që kanë kaluar testin dhe atyre që nuk e kanë kaluar.
Kandidati me kodin 198 (që në këtë rast është Marigona Nuza) në konkursin e ShSKUK-së për Infermier të Përgjithshëm Bachelore në SP Gjakovë, fillimisht renditet në mesin e kandidatëve që nuk e kanë kaluar pragun e testit me shkrim me 40 pikë.

Mirëpo, befasisht në listën përfundimtare asaj i rriten pikët nga 40 në 52, shkruan Demokracia.com.

Në listën përfundimtare të kandidatëve të cilët kanë kaluar testin me shkrim, kandidati i njëjtë rezulton që ka kaluar pragun e testit me shkrim, duke iu rritur poenët në 52 nga 40 sa kishte fillimisht.
Krejt kjo manovër në fund mbyllet me rezultatin që kërkohej për punësimin e Marigona Nuzës.

Në listën e shpallur nga ky konkurs është dhënë edhe një sqarim me dy rreshta për ndryshimin e kodit 198, kod që i përkiste Marigona Nuzës.

