Aktores i paskan thënë kaq shpesh të bëjë hundën, por askush s’e ka bindur!

Në një nga daljet e saj të fundit, aktorja, më së shumti e njohur për serialin “Glee”, kujton për kohën kur asaj i kërkonin të ndryshonte pamjen e saj fizike.

“Sinqerisht, ka qenë e gjitha një ëndërr e pabesueshme mbi një ëndërr të pabesueshme… njerëzit më thoshin të bëja ndërhyrje në hundë, se nuk isha mjaftueshëm e bukur për film dhe televizion.”

36-vjeçarja thotë se një nga arsyet që ajo nuk ra pre e këtyre kërkesave absurde, ishte aktorja Barbra Streisand, e cila gjithashtu ka vazhduar të jetë një aktore e sukesshme edhe me hundën e saj origjinale, madje një nga më të veçantat në Hollywood.

Aktores i paskan thënë kaq shpesh të bëjë hundën,

Lea Michele ka treguar se i kanë thënë të bëjë rinoplastikë që kur ishte fëmijë, por ajo s’e ka menduar kurrë këtë.

“Doja t’i ngjaja vetes dhe babait tim. I vlerësoj prindërit e mi sepse më rrënjosën një besim, që asnjë koment i vrazhdë nuk mund të më bëjë të ndihem ‘më pak’.”

Edhe në Glee, personazhi i saj, Rachel Berry, mendoi të bënte një ndërhyrje në hundë, por në fund vendosi të mos e bënte… për shkak të Barbra Streisand./anabel/