Aktorja shqiptare takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë
Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka qenë e ftuar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.
Ajo dhe shumë gra të tjera të Hollywoodit që bënë denoncime të guximshme tre vjet më parë në lidhje me sulmet dhe ngacmimet seksuale, kanë qenë mysafire të Shtëpisë së Bardhë me një mision të veçantë të nisur nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.
Aktorja e filmit hit “Wrong Turn” ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga takimi me krerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shihet duke pozuar ndër të tjerash edhe me presidentin amerikan Joe Biden.


