Akuzohen për korrupsion, shtyhet gjykimi ndaj pesë zyrtarëve të Komunës
Seanca ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Istogut, që akuzohen për korrupsion, është shtyrë.
Seanca e paraparë të mbahet sot, siç njofton Betimi për Drejtësi, është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Rexhep Blakaj, i cili gjendej në spital.
Siç shkruan Betimi për Drejtësi, “këtë e bëri të ditur mbrojtësi i të akuzuarit Blakaj, avokati Flamur Bllacaku, ku tha se i mbrojturi i tij i ishte nënshtruar një intervenimi dy ditë më herët”.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejës në vitin 2022, i ngarkon Jashar Blakajn, Rrustem Gashin, Rexhep Blakajn, Isa Hoxhën dhe Besart Dreshajn për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Konflikt interesi” si dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

