Akuzohet për falsifikim të botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren

Hetimi ndaj Bardhit ka nisur pas një kallëzimi të bërë më 9 prill nga Enxhi Hudhri, vajza e Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”, që publikon veprat e shkrimtarit Kadare.

Në kallëzim Hudhri ka pohuar se një librari në rrugën “Abdyl Frashëri” shiten kopje të paautorizuara të Kadaresë.

Në këtë librari ajo ka blerë kopje të botimeve “Prill i thyer”, “Kronikë në gur” dhe “Kush e solli Doruntinën”, për të cilat ka marrë edhe kupon tatimor, por ka konstatuar se nuk ishin prodhime të shtëpisë botuese “Onufri”

Dyshimi se libraria po shiste kopje të falsifikuara kallëzueses i ka lindur për shkak se nga 1 gushti 2023 deri në 1 janar 2024 nga kjo librari nuk ishte shitur asnjë kopje e veprave të Kadaresë.

Disa ditë më vonë, ajo ka blerë edhe kopje të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, që po ashtu kanë qenë botime të paautorizuara dhe që ndryshonin nga origjinali.

Këto kopje janë administruar si provë, ndërsa në vijim janë sekuestruar të gjitha kopjet e falsifikuara në librarinë përkatëse./a2cnn