AKV “Gjilani” kthehet me tre çmime nga festivali i Rahovecit
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” në festivalin e këngës popullore “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe 2023” nga juria profesionale u shpërblye me tre çmime:
– Çmimit të dytë
– Okestra më e mirë dhe
– Solisti më i mirë – Adnan Leka
AKV ” Gjilani” në këtë festival u paraqit me këngë popullore me këngëtarët Qemajl Musliu, Lumturie Shabani, Adnan Leka, Elona Sadiku, Eroll Ahmeti, Afrim Haziri, Finesa Selimi, Gramos Daku, Dea Shabani në përcjellje nga orkestra profesionale me udhëheqës artistik Murat Ismajli dhe aranzhuesin profesional prof. Burhan Azizi.
Pjesëmarrja dhe paraqitja e ansamblit gjilanas në këtë festival është mirëpritur nga organizatori dhe publiku.


