Alarmante: 600 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të papunë
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, ka thënë në “Frontal” të T7 se brenda një viti janë larguar 191 mjekë nga Kosova, ndërsa për 4 vjet e gjysmë janë larguar mbi 600 mjekë.
Ai tha se mosha mesatare e mjekëve të larguar është 31, ndërsa arsyeja kryesore sipas tij është papunësia dhe kushtet e punës.
Sejdiu tha se janë mbi 300 mjekë të papunë.
Ai tha se janë larguar 12 për qind e mjekëve.

