Alarmante: Infektime masive nga omicron në Shqipëri
Omicron ka rritur në mënyrë të menjëhershme numrin e të infektuarve edhe në Shqipëri.
Mjekët e familjeve nëpër qendra shëndetësore po përballen me një ngarkesë të madhe pasi pothaujse të gjithë ata që paraqiten për vizitë rezultojnë pozitiv.
Ka shumë raste të cilëve rapid test u rezulton negativ por shfaqin simptoma të covid. Omicron përhapet me shumë shpejtësi sa infekton brenda një dite të gjithë familjen.
Omicron po rinfekton personat e vaksinuar madje edhe ata të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen së afërmi në tetor apo nëntor, transmeton tch.
Kjo situatë ishte paralajmëruar dhe pritet të përkeqësohet edhe më si pas e festave që kaluam efekte të cilës do të ndihen në mesin e muajit janar.

