Alarmante: Qindra pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), dr. Valbon Krasniqi, ka njoftuar për shifra alarmante të pacientëve me COVID-19 të shtrirë në klinika e spitale, transmeton Mediafokus.info.

“Këtyre ditëve kemi arritur shifrën e mbi 1000 personave të shtrirë në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale”, ka njoftuar Krasniqi.

“Kemi numër të madh të pacientëve të cilët po trajtohen me oksigjeno-terapi. Janë rreth 700 kemi sot”, ka shtuar ai, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkaq, numër i madh i pacientëve që janë me respiratorë, qoftë të intubuar, qoftë me metodën invazive – icitap, që këtyre ditëve varion nga 50 në 60.

Ndryshe, numri total i viktimave nga COVID-19 në Kosovë është 1.073, derisa numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste nga 149.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. /Mediafokus.info/