Alarmi i verdhë: Paralajmërohen përsëri reshje shiu e vërshime në Kosovë, pritet rritje e nivleit të Moravës e Binçës dhe Llapit
Pas reshjeve të ditëve të mëparshme në shumë lumenj është ulur sasia e ujit, por gjatë orëve në vijim si pasojë e reshjeve të shiut që pritet të bien, do të ketë rritje sidomos Pellgu i Moravës e Binçës.
Kjo do të ketë ndikim edhe tek rritja e sasisë së ujit në Pellgun Llapit.
“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të paqëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila është e përcjellur me reshje, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rritje, por reshjet e shiut të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vijim, sidomos në pjesën lindore (Pellgu e Moravës së Binçës), do të ndikojnë në ngritjen e niveleve sidomos aty-këtu mbarë e mëdhënë të rrjedhimshmërisë dhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime.
Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit).)”, thuhet në njoftimin e IHMKS-së.

