Alarmojnë grevistet, thonë se janë marrë punëtore të reja në Kuvend nga operatori

Grevistet punëtore të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës, të cilat që nga shtatori janë duke grevuar, sot janë përballur me një çështje problematike.

Siç njoftuan gratë greviste, tashmë është nënshkruar një kontratë e re e operatorit ekonomik me Kuvendin.

Nebahate Krasniqi, punëtore greviste, tha se ka parë punëtore të reja në Kuvend

Tutje, ajo ka deklaruar se i është thënë se nuk ka punë për grevistet.

Sot kur erdhëm në punë, thanë kontrata është nënshkruar, ju nuk jeni punëtore tash të Kuvendit një here. Kanë marrë disa punëtore prej objekteve të tjera, prej QKUK-së, prej fakulteteve i kanë pru këtu. Për neve një herë nuk ka tha. Të hanën dalin listat prej neve punëtoreve sa me i marrë, sa punëtore i marrin në Kuvend” – tha zonja Krasniqi.

Sjellim ndër mend se punëtoret greviste po kërkojnë rritjen e pagës, pasi vazhdojnë të paguhen vetëm 275 euro, përkundër që paga minimale në Kosovë është tanimë 350 euro.