Alarmojnë nxënsësit e Teknikës në Gjilan: Objekti i shkollës është mbushur me mbeturina shkaku i grevës së punëtorëve teknikë

Nxënësit e shkollës së mesme teknike në Gjilan, po përballen prej disa ditësh me një ambient të papastër shkaku i grevës së punëtorëve teknikë.

‘Objekti i shkollës, si brenda ashtu edhe jashtë, është i mbushur me mbeturina dhe përhap aromë shumë të keqe. E njëjta situatë është edhe në tualetet e vajzave dhe të djemve, ku gjendja është e papranueshme. Ju lusim që ta publikoni këtë problem dhe të na ndihmoni, sepse jemi të shqetësuar dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në mjedisin tonë shkollor”, thonë një grup nxënësish të kësaj shkolle, në një adresim për Mediafokus.

Postimi i plotë:

Jemi një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme Teknike në Gjilan “Mehmet Isai” dhe dëshirojmë t’ju drejtohemi për një problem serioz që po përballemi si nxënës. Punëtorët teknikë janë në grevë për paga, dhe si pasojë objekti i shkollës, si brenda ashtu edhe jashtë, është i mbushur me mbeturina dhe përhap aromë shumë të keqe. E njëjta situatë është edhe në tualetet e vajzave dhe të djemve, ku gjendja është e papranueshme.

Ju lusim që ta publikoni këtë problem dhe të na ndihmoni, sepse jemi të shqetësuar dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në mjedisin tonë shkollor…, thonë ndër të tjera këta nxënës, të cilët postimin e tyre e kanë ilustruar edhe me foto e video.

Ata bëjnë me dije se greva ka nisur më 27 nëntor, që do të thotë se tashmë ka një javë që ambientet e shkollës nuk është pastruar./Mediafokus