Alarmon Ridvan Berisha: Isha në Klinikën Infektive, si me qenë gjendje lufte
Gazetari Ridvan Berisha ka bërë të ditur se sapo ka dal nga Klinika Infektive dhe se gjendja aty është shumë e rëndë me pacientë të shtrirë me COVID-19, transmeton Mediafokus.info.
Situatën aty, Berisha e ka përshkruar si gjendje lufte, derisa ka alarmuar se, sipas mjekëve, mosha nga 20 deri në 40 po sulmohen në mënyrë agresive.
“Sapo dola nga Klinika Infektive e SHSKUK-së. Sikurse me qenë gjendje lufte, mjeket aty me thane se mosha nga 20 deri ne 40 vjeç po sulmohen ne menyre agresive nga virusi. Po kam frike se po vazhdoje ky trend, do te shohim skena te tmerrshme, paciente duke u hospitalizuar edhe koridoreve, s’ka me vende te lira. Zbatimi rigoroz i ligjit, udhezimeve, eshte shprese, por mbi te gjitha vaksinimi eshte zgidhja e vetme per te pakesuar pikellimin, dhembjen, trendin e te prekurve nga ky virus. Ngushellime familjeve qe humben me te dashurit e tyre sot, paçin force per t’u perballur me dhembjen e madhe. Zoti u dhashte force mjekeve, infermiereve dhe stafit tjeter gjegjes shendetesore!”, ka shkruar Berisha./mediafokus.info/

