Alaudin Hamiti shtrohet në spital, iu desh t’i nënshtrohet një ndërhyrje të pashmangshme
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital, prezantuesi bëri të ditur se ndërhyrja ishte bërë për heqjen e gurëve nga kanali urinar, një procedurë që, siç shprehet ai, ishte e pashmangshme.
Hamiti ka thënë se ndihet mirë dhe shpreson që të premten të rikthehet në PRIME të parë të BBVK-së për vitin 2026.
Postimi i plotë:


