Alban Hyseni, deputeti më i ri nga Gjilani
Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ditë më parë pati publikuar propozimet e partisë së tij për poste të larta ministrore dhe një zëvendëskryeministër.
Në bazë të kësaj, pesë deputetë do t’i lëshojnë pozitat, ndërkaq Kuvendi i Republikës priteti t’i ketë pesë emra të rinj.
Njëri nga ta është Alban Hyseni nga LVV e Gjilanit, i cili një zgjedhjet e fundit mori 7767 vota, raporton Mediafokus.info.
Sapo të betohet kabineti qeverisës, Hyseni pritet të ulet në bankën e deputetit të Kuvendit të Republikës/MediaFokus/

