Alban Hyseni i Gjilanit deklaron 9 toka në pronësi të prindit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Gjatë vitit 2024 dhe 2025, del se familja e tij ka përfituar një numër të madh të pronave, shkruan infokus.Si pasuri të paluajtshme, Hyseni ka deklaruar nëntë toka në pronësi të prindit.Tre toka të blera në vitin 2024 që janë në pronësi të prindërit, deklaroi se janë blerë me të ardhura nga puna jashtë shtetit.

Një pronë ka vlerën 31 mijë euro, tjetra 41 mijë euro dhe njëra afro 2 mijë euro.

Ndërsa një tokë tjetër që është po ashtu në emër të prindërit të tij, del se e ka përfituar në vitin 2025 dhe ka vlerën prej 55 mijë euro.

Hyseni ka deklaruar se posedon një veturë të marrë me kredi në vlerë prej 23 mijë euro.

Në bankë ai deklaroi se ka vetëm 339 euro e 35 cent, ndërsa kursimet e fëmijëve të tij kapin vlerën e rreth 2 mijë euro.