Alban Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale do të vazhdojë të jenë prioriteti ynë kryesor

Alban Hyseni, kandidat për kryetar Komune, në garën e balotazhit me Arbër Ismajlin, ka premtuar se shëndetësia dhe mirëqenia sociale do të vazhdojë të jenë prioriteti kryesor edhe në mandatin e dytë.

Shëndetësia dhe mirëqenia sociale do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë kryesor.

Projekti më i madh, banimi i përballueshëm social, do të jetë strehë për shumë familje. 

Do ta përfundojmë objektin e Qendrës së qëndrimit ditor për të moshuar, bashkë me shoqatën Jetimat e Ballkanit.

Do të ndërtojmë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare me aneksin e Urgjencës. 

Do të vazhdojmë me pagesat për lindje të reja, ndihmat për familjet në nevojë dhe barnat falas.