Alban Hysenit i përfundon edhe një tender me dyshime në OSHP

Komuna e Gjilanit e ka shpërblyer me tender për furnizimin me uniforma për nxënësit e klasave të dhjeta, një kompani e cila ka ofertuar me çmim më të shtrenjtë.

Komuna ia ka dhënë tenderin kompanisë “Puntex SHPK”, e cila ka ofertuar me 52 mijë e 416 euro, kurse e ka rrëzuar nga gara Operatorin Ekonomik “Naim Shuki B.I”, i cili ka ofertuar me 49 mijë e 980 euro.

Prandaj, rasti ka përfunduar në gjykatën e tenderëve dhe lënda ka nisur të marrë epilog.

Eksperti shqyrtues i prokurimit ka kërkuar nga paneli OSHP-së që këtë lëndë ta kthej në ri-vlerësim.

“Eksperti shqyrtues vlerëson se pretendimi i OE Naim Shuki B.I është i bazuar. Andaj kërkon nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së që të anulohet Njoftimi i Vendimit të AKKomuna e Gjilanit, lënda të kthehet në ri-vlersim dhe gjatë ri-vlerësimit, mostrat të trajtohen sipas nenit 37.6 të Rregullores për Prokurim Publik”, theksohet në raportin e hartuar nga eksperti.

Sipas raportit të përpiluar nga eksperti, kompania më e lirë u eliminua padrejtësisht nga gara./infokus