‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ – dy satelitë shqiptarë në hapësirë
Sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars, ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.
Ky lajm vjen pas dekaratës së Ramës në Kuvend, pak ditë më parë, kur shefi i qeverisë njoftoi publikisht për herë të parë këtë ambicie.
“Qeshni, qeshni kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo mandatin tjetër, vitin tjetër. “Albania1′, “Albania2” në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’ që siç tha ai i foltores bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për t‘u futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg. Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy”, do të deklaronte Rama nga seanca plenare në Kuvend.
Bashkëbiseduesi: Ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17,18,19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: ‘Albania 1’ kur do të jetë gati? Në mars?
Bashkëbiseduesi: Po në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po ‘Albania 2’ në qershor?
Bashkëbiseduesi: Saktë
Rama: Super.

