“Albin Kurti e ka pasë në program rritjen e pagave të punëtorëve të Jyskut”

Analisti politik, Ilir Mirena, në një status të para një viti që e ka ripostuar, ka treguar për një muhabet interesat me një punëtor të kompanisë “Jysk”, transmeton Mediafokus.info.

Katër ditë pas fitores plebishitare të Albin Kurtit, Mirenës i del udha te kjo kompani, teksa një punëtor aty kishte shprehur gëzim të paparë për këtë triumf të Kurtit.

“Aaa Mirenë, fitum aaa. Falëmnderit, ama krejt kemi fitu”, i kishte thënë punëtori, për t’iu përgjigjur me ironi Mirena.

“N’program e ka pasë një pikë Albin Kurti bash për juve, që krejt punëtorëve të Jyskut me ua rritë rrogat”, i kishte thënë me ironi analisti punëtorit të kësaj kompanie.

“Sot nje vit e paskam pas kete muhabet me puntorin e JYSK’ut. Hiç se di a mujti me ua rrit rrogat Albini! Valla bre jeni ngul…😁”, ka shkruar Mirena sipër statusit të një viti më parë./Mediafokus.info/