Albin Kurti propozoi për ministër Besnik Bislimin, i la jashtë Kurteshët

Një ministër nga Gjilani, Besnik Bislimi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, do të jetë pjesë e kabinetit të Albin Kurtit, nëse ky i fundit e formon qeverinë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë prezantimit të emrave për ministra dhe një zëvendëskryeministër, e ka zgjedhur Besnik Bislimin për ministër të Financave dhe Transfereve.

Bislimi ka qenë deputet i kësaj partie në legjislaturën 2010-2014, ndërkaq në dy palë zgjedhjet e fundit nacionale, ka qenë shef i Shtabit Zgjedhor i Vetëvendosjes, shkruan Mediafokus.info.

Por, jashtë skenës duket se do të mbeten Sami Kurteshi e Ismajl Kurteshi, që janë djemë të axhës.

Kurteshët në zgjedhjet e fundit nuk arritën që të zgjidhen deputetë, por në bazë të publikimit të emrave nga lideri i LVV’së, nuk do jenë as ministra.

Përndryshe, Besnik Bislimi është me prejardhje nga Bukoviku dhe aktualisht është nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje./MediaFokus/