Albin Kurti rezulton pozitiv me COVID-19
Lideri i LVV-së, Albin Kurti është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një shkrimi në Facebook.
“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në profilin e tij.

