Edhe këtë vit pa dyshim që Eurovisioni do të jetë shumë i veçantë për Kosovën, pasi do të nderohemi me zërin e këngëtares Albina Kelmendi dhe familja e saj.

Përndryshe, në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, janë shpallur 10 finalistë të cilët do të garojnë për çmimin e madh.

Vendet që kaluan në finale ishin: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të mbahet më 11 maj dhe mund të kalojë garën në finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.