“Albini e ka kryt kompjuter”, njeriu që prodhoi fake news’in e famshëm shpërblehet me 50 mijë euro nga Qeveria Kurti

Nexhat Behluli, drejtuesi i TV Spektri në Luginën e Preshvës, ka përfituar 50 mijë euro nga fondet e qeverisë së Kosovës të ndara më 23 dhjetor 2022.

Se paratë janë ndarë për TV Spektrin e ka konfikmruar vetë Nexhat Behluli.

“Në kuadër të TV Spektri ne veprojmë më disa veprimtari: kabllori, internet, mirëmbajtja e stacioneve bazë të telefonisë mobile, produksioni, xhirimi i filmit… do të thotë në i kemi të ndara”, ka thënë Behluli për Gazetën Insajderi.

Ai tutje ka treguar se cili department i TV Spektri ka aplikuar për tH përfituar nga fondet e qeverisë kosovare.

“Në këtë rast reparti i redaksisë së informimit ka apliku në projektin e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kontraktu punë, obligim projekt për informimin, krijimin e opinionit publik, etj, etj”.

Ndërsa zbuloi se ku do të shkojnë të hollat e përfituara nga TV Spektri.

“Projekti jonë ka kalu diku në vlerë 50 mijë euro, një pjesë do të shkojnë për pajisje live, një pjesë do të shkoj për përgatitjen e një studio dhë një pjesë është për pagat e punëtorëve”.

Qeveria Kurti transferon 50 mijë euro në xhepat e njëriut që pozonte buzagaz me Sheshelin

Kush është Nexhat Behluli?

Ai mbahet mend të kishte shpërndarë një fake news për kryeministrin Albin Kurti. Bëhej fjalë për kinse një deklaratë të një analisti serb që “Albini e ka kryt kompjuter”.

Ndërkohë analisti kishte thënë: Nuk duan (të jetojnë në mese shumëetnike) se janë të rrezikuar! Serbët në enklavat e vogla jetojnë në zgrip. Sa i përket pajtimit shteti serb i ka bërë të gjitha. Kurse pala shqiptare përherë bën ndonjë provokim. Taksa psh. është provokim dhe një shkelje brutale e tē drejtave të njeriut. Ju nuk mundeni me ble Plazma keksa… Vetë Albin Kurti ka demonstru, ka kallë prodhimet serbe. Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ambël, flet perfekt anglishten, njohës kompjuterësh, me grue norvegjeze, brez plotësisht i ri i politikanëve shqiptarë, është dinak dhe di të të flasë atë që veshët e Perëndimit kanë dëshirë ta dëgjojnë.

Derisa Behluli shkruante ndryshe në shkrimin e tij.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, thoshte Behluli.

Ky fake news ishte bërë i famshëm kur ishte shpërndarë nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Ndryshe, Behluli mbahet mend edhe për fotografinë e tij me Vojisllav Sheshelin, kriminelin e dënuar për krime lufte.

Ai më herët ka punuar në “Telenor Srbija”, ndërsa tash është menaxher në Yettle Srbija.