Albini në kombajnë, Ganja n`traktor
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur vizitës së kryeministrit Kurti në arat e Suharekës, duke publikuar një video me traktor.
Në mbishkrimin e videos, Ganja i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i vizitojë edhe fshatrat e Skënderajt, të cilat, sië thotë ajo, i ka lënë pa ujë.
“Albin kur te mbarosh pune me kombanja doku edhe nëpër katune të Skenderajt qe i ke lanė pa uje duke e largu projektin e ujit nga buxheti për vitin 2022”, shkroi deputetja.
“Keta qytetar nuk e meritojne të ndeshkohen politikisht”, ka shtuar Musliu.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci shkuan sot në fshatin Sopi të Suharekës ku kanë filluar korrje-shirjet e grurit.

