Albulena Haxhiu viziton burgun ku vdiq Dehari, premton zbardhje të rastit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitën e parë e ka bërë në Burgun e Prizrenit, ku vdiq aktivisti i VV’së, Astrit Dehari, në nëntor të vitit 2016.
Haxhiu është zotuar se gjatë mandatit të saj do të ndihmohen institucionet për ta zbardhur rrethanat e vdekjes së Deharit.
Ajo tha se do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale, me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.
Haxhiu është shprehur se në dikasterin që ajo drejton, do të punojë në zbardhjen edhe të rasteve të vrasjeve të tjera politike. /Express/

