Albulena Sylejmani (PD) premton mbështetje për OJQ-të

Kandidatja nga radhët e PD-së, Albulena Sylejmani, premton angazhimin e saj ndaj OJQ-ve që funksionojnë në komunën e Gjilanit, e që angazhimin e tyre e kanë në rritjen e transparencës brenda institucioneve qeverisëse komunale, mirëqenien e qytetarëve, rritjen e cilësisë në arsim, rritjen ekonomike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ambientit dhe të tilla që janë në dobi të shoqërisë.

Albulena premton ndihmën e saj nga pozita e asambleistes në mandatin e ardhshëm ndaj OJQ-ve, dhe se do të ofrojë të gjitha kapacitetet e saj për të shtuar edhe më tej rezultatet që ato parashikojnë në projektet e tyre, e që në fund u shërbejnë shoqërisë gjilanase e më gjerë.

Edhe Kryetari i Degës dhe njëkohësisht bartës i listës së PD-së, Msc Skender Berisha, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, që kandidatja Albulena Sylejmani ka premtuar angazhimin e saj.

Albulena Sylejmani kërkon mbështetjen tuaj.

Voto #142
Voto # nr. 3 Albulena Sylejmani