Algjeriani rrah dy libanezë në Kosovë i bën për spital

Dy libanezë kanë përfunduar në QKUK pas janë sulmuar fizikisht nga një algjerian në Magurë të Lipjanit.

Algjeriani është arrestuar dhe është ndaluar në mbajtje.

Magurë Lipjan, 28.12.2021-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas algjerian pasi që i njëjti në Qendrën e Azilit ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetar të Libanit. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.