Alimi: “Vetëm shqiptarët kalben e vdesin burgjeve”

Feta Alimi, njeriu i cili ia shpëtoi jetën kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, natën kur u përgjak Kuvendi i RMV-së, më 27 prill të vitit 2017, vazhdon të mbetet në burg.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar sot pas vendimit që të lirohet nga paraburgimi shtëpiak, Spiro Ristovski, ish-ministër i Arsimit dhe Shkencës, i dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.

“Po realizohet marëveshja!? Të gjithë i liruat: Mijallkovin, Kamcevin, Trajkon, Spiron e spom kujtohen tjeret se shum u bën! Vetem shqiptarët kalben e vdesin burgjeve!! Zoti ju marroft e ju hupt farën!!”, ka shkruar Alimi në Facebook.