Aliu i konfirmon parregullsitë në tenderin 16 milionësh në ministrinë e tij

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pyetur sot në Kuvend për Raportin e Auditimit të brendshëm për tenderin 16 milionësh, ku dyshohet se ka pasë parregullësi.

‘’Për tenderin të cilin po flisni, parregullsitë i kemi marr nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport e kam inicu vet bashkë me zv.ministrin. Ka tregu që ka paregullsi dhe e marrim shumë seriozisht dhe e ftojmë prokurorinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi bërë gati materialin me u marr pikërisht për këtë çështje. ‘’, ka thënë ai.

‘’Jemi shumë të vendosur me i shku kësaj pune deri në fund”, tha ai.