“Allein”, projekti i ri muzikor i këngëtares Elevan
Fansave të saj për fundvit këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Austri, Elevan u ka bërë dhuratën më të mirë, këngën e re të titulluar “Allein”.
Pas dy projekteve që bënë shumë bujë në diasporë dhe Kosovë, ky është projekti i tretë muzikor në karrierën e saponisur të këngëtarës së re shqiptare Elza Maxhuni, e njohur me emrin artistik ‘Elevan’.
Me një orkestrim dhe realizim artistik të videoklipit krejt ndryshe, në këngën e saj të re këngëtarja me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë vushtrriase, i këndon vetmisë, dashurisë së humbur dhe vuajtjeve që shkakton ajo.

