Amaneti i gjyshit
(Familjes së Dëshmorit të Kombit Pajazit Ahmeti)
Para një shekulli diku në qarshi të Prizrenit,
Çohet n’kam qaushi i mbretit.
E kish vnu mendjen e me ba nam,
Pajazitin të gjallë me zanë.
Ish mësu qaushi me rrah këdo kamgjik
këdo që i dilet para e nuk e priste si mik.
Pajaziti si i huaj në Prizren,
barte armë brez me brez.
Pajazitit i shkëlqente plisi e shoka e tirqit
me gajtana ,e ma trim rrallë kish ba nana.
Ti djalë që më dukesh i ri në sheher,
dorzo armët sot e jo nesër.
Heu t’u thaftë goja çfarë ti flet,
me djalë të malësisë po flet.
Zhegoci nuk e ka zakon,
Armët pa gjak me i dhanë.
Krisi pushka e shkoj zani deri te mbreti,
nuk dorëzohej Pajazit Ahmeti.
S’mund të korisë bjeshkë e malësi,
e smund të shkojë me marre në shtëpi.
Pajaziti la amanet që me çdo hasëm,
burri kur duhet me grykë martine të flet.
Ashtu si baba ndoqi rrugën dhe djali,
mu atëherë kur na erdhi në derë shkau.
Lufta e dytë ishte me shumë martirë,
Çdo familje ishte mbuluar me zinë.
N’Ferizaj n’luftë çlirimit ra vëllau i Pajazitit. Me shumë shokë të Hysen Terpezës,
ra Xhymshiti në fushtë nderit
U dashtë të braktisin shehrin,
e të kthehet në male
se këtu sejmenët kalonin më rralle.
Vitet kalonin e armiku s’e ndalte vesin e tij,
e gjithë Arbëria mbular në zi.
Sot babë është dita jonë,
ose sot se nesër është vonë.
Kështu tha Paja, nipi Pajazit Ahmetit,
që dikur kishte qartur ushtarët e mbretit.
Shtëpia e tij u bë jatak për çdo luftarë,
nga çdo fushë e nga çdo mal.
Në sofër të tij gatuhej baroti,
ashtu siç bëri babë e gjysh mot pas moti.
Malet shpejt u bën istikame për liri,
flakë për flakë në frengji.
Sa herë thërrisnin për vullnetar,
para Pajës askush s’ishte i parë.
Në mëngjes nëpër flakë e tym,
vjen një lajm se ra një trim.
Ra ushtari, nipi i Pajazitit,
e nderoi pushkën e gjyshit.
E gjithë malësia ishte në zi,
humbi trimin për liri.
Çoftë lavdu jeta e çdo burri,
që nderon me jetë flamurin.
Sabedin SHERIFI, korrik 2024

