Ambasadori amerikan godet opozitën: Takimi në Uashington nuk u bë për qëllime të brendshme politike
Ambasadori i SHBA’së Kosovë, Philip Kosnett, ka goditur disa zyrtarë të partive opozitare që janë treguar skeptikë dhe kanë kritikuar takimin e Uashingtonit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tijk, takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington nuk u mbajt vetëm për të realizuar një foto ose për qëllime të brendshme politike, por ajo u bë për të mirën e dy vendeve.
“Brenda minutave pasi nisi takimi në Shtëpinë e Bardhë, kishte njerëz që thoshin se ‘amerikanët duan vetëm një fotografi në Shtëpi të Bardhë për qëllime të brendshme politike dhe nuk do të shohim një vazhdimësi për këtë, administrata do ta harrojë gjithë këtë’. Dhe pastaj, brenda shumë pak kohe, e patë një delegacion shumë të lartë të udhëhequr nga kolegu im, ambasadori Grenell, dhe kreu i Korporatës për Financim të Zhvillimin dhe që përfshinte shumë agjenci të tjera të SHBA-së”, tha Kosnett.

