Ambasadori gjerman viziton komunitetin Ashkanli në Gadime dhe Ferizaj
Shkelqësia e tij ambasadori gjerman Jörn Rohde ka vizituar komunitetin Ashkanli në fshatin Gadime dhe në Ferizaj.
Kryetari i PDAK-së, z.Qazim Rrahmani, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri nga komuniteti Ashkanli e kanë pritur dhe shoqëruar ambasadorin në këtë vizite në fshatin Gadime te komunes se Lipjanit dhe disa familje ne komunen e Ferizajt.
Ambasadori Gjerman z.Jöhde ka shprehur interesimin e tij për të përkrahur komunitetin Ashkanli në kërkesat e tyre.
Pjesetaret e komunitetit Ashkanli në Gadime kanë shprehur kërkesat e tyre në këtë takim dhe kanë treguar me shume rreth gjendjes se tyre socio-ekonomike.
Kjo vizite u realizua duke marre parasysh kerkesen e PDAK-se tek Ambasadori qe takoi nje jave me pare, thuhet në një njoftim nga Kabineti i PDA të Kosovës.

