Ambasadori i Gjermanisë i kërkon Kurtit të punojë urgjentisht rreth kërkesave të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka kërkuar sërish nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.

E ato kërkesa të BE-së janë shtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe.

Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë në Twitter teksa ka komentuar takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.

”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.