Ambasadorja e Kosovës dhe diplomati i Shqipërisë martohen në Romë
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me diplomatin shqiptar në Ambasadën e Shqipërisë në Itali, Fracesk Fusha.
Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në kryeqytetin italian, Romën.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja Haxhitasim, e cila ka publikuar në Facebook dy foto nga martesa, ku shfaqet e veshur me rroba të bardha në krahët e trimit që i ka rrëmbyer zemrën.

