Ana a mirë e koronavirusit, cilësia e ajrit në Kosovë
Sot kur Kosova ndodhet nën masa të rrepta kufizuese, shkaku i koronavirusit, cilësia e ajrit në vend është përmirësuar në mënyrë drastike.
Para disa ditësh e javësh, ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës, kishte arritur nivele të larta dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Gjilani, Prishtina, Obiliqi, Mitrovica dhe qytete të tjera kishin nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit.
Nivelet e larta të ndotjes së ajrit ndikojnë në shëndetin e personave me astmë bronkiale, bronkite kronike, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe të tjera.
Sot, tabelat që tregojnë cilësinë e ajrit kanë ngjyrë të gjelbër në të gjitha qytetet: Prishtinë, Gjilan, Prizren, Mitrovicë.
Kjo është ana “pozitive” e coronavirusit.
Shihet qartë se ndikimi më i madh në ambient vjen nga përdorimi i veturave. /Mediafokus/

