Ana e bukur e protestës: Dora e paqes e vogëlushes nga Cetina dhe policit nga Ulqini

Një fotograf i mirë mund të nxjerrë diçka të tillë edhe nga një protestë e dhunshme si ajo e djeshmja në Cetinje të Malit të Zi.

Fotografia e një vajze dhe e një polici, të cilë i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit, ka përshkuar botën.

Protagonistët kryesor ishin një vogëlushe nga ky qytet, me flamurin malazez të hedhur krahëve dhe polici nga kordoni i cili me ngrohtësi ia shtrin dorën vajzës.

Sipas mediave në Mal të Zi këtë gjest e bëri polici nga Ulqini, Iso Taipoviq, i cili ka përfunduar Akademinë Policore në Danillovgrad.