Analfabetizmi: Kosova e para në rajon
Kosova mban vendin e parë në rajon për analfabetizëm. Shkalla e analfabetizmit funksional në vend arrin deri në 40 për qind.
Në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 në Kosovë kanë dalë rreth 55 mijë persona apo 4.8 për qind e popullit analfabet të deklaruar, raporton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Shkalla e analfabetizmi funksional në Kosovë lidhet ngushtë me braktisjen e shkollimit. Vitin e kaluar mësimin e kanë braktisur rreth 1 mijë nxënës.

