Analisti i VV-së: Vetëm Rugova e Kurti nuk ishin servilë të Amerikës
Analisti pro Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Krenar Shala, ka thënë se vetëm ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Albin Kurti, nuk ishin servilë të Amerikës, derisa për të tjerët politikanë ka thënë se janë servilë, shkruan Gazeta Metro.
Derisa po fliste për raportin e SHBA’së me Kosovën, Krenar Shala ka lëshuar një deklaratë rreth servilitetit të politikanëve.
Shala ka thënë se Amerika na cilëson si populli më amerikan, por që deri tani na kanë parë si populli më servil, që thotë ‘ani’ për çdo gjë.
“Prej Rugovës kanë qenë të gjithë servila, e deri te Albin Kurti. Unë mendoj Rugova dhe Albin Kurti nuk kanë qenë servilë të Amerikës”, ka thënë ai.
Tutje Shala ka thënë se nuk duhet gjithmonë t’i thuhet ‘PO’ Amerikës.

