Analisti serb thotë se truri i Kurtit është i shpejtë si kompjuteri

Një analist politik serb, ka komentuar zhvillimet politike të javës së kaluar Kosovë-Serbi, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1, duke e vlerësuar edhe inteligjencën politike të Albin Kurtit.

Sipas analistit serb, fjalimet e Kurtit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përballë tij.

“Albin Kurti është kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, derisa truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, inteligjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data”, ka deklaruar analisti serb për RTS1./MediaFokus/