Angazhohet edhe Prokuroria e Gjilanit në rastin e Novobërdës
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinion publik se në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin, i cili ka ndodhur më 9 gusht 2021, në fshatin Zebnicë, komuna e Novobërdës, ku dyshohet se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht një person të nacionalitetit serb, tani të dëmtuarin N.P., i cili për shkak të lëndimeve të marra është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Policia e Kosovës njoftoi për rastin në raportin 24-orësh.
Fsh. Zebicë, Novobërdë, 09.08.2021-20:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i ruajtur kafshët, dy meshkuj të panjohur që kanë qenë me një veturë e kanë sulmuar fizikisht dhe më pas kanë ik në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

