Angelovski e njeh inatin ndërshiptar, ja si planifikon ta mund Kosovën

Trajneri Igor Angelovski duket se e njeh mirë inatin ndërshqiptar, prandaj ka zgjedhur hiq më pak se pesë futbollistë shqiptarë në ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës.

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovësi në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për Euro 2020, që zhvillohet sonte në orën 20:45.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit tjetër Bjellorusi – Gjeorgji, në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro 2020.

Agelovski ka ftuar gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, Egzon Bejtullahin, Visar Musliun, Ezgjan Alioskin, Arijan Ademin, Fehran Hasanin dhe Enis Bardhin, emra këta të njohur në klubet dhe shtet ku luajnë aktualisht.

Pritet që futbollistët shqiptarë ta japin më shumë se maksimumin, për të mos u fajësuar pastaj pikërisht ata për humbjen eventuale.

Maqedonia e Veriut është në formë të mirë kohëve të fundit dhe pritet që e tillë të tregohet edhe ndaj Kosovës./Mediafokus.info