Anglia e heq Kosovën nga lista e ‘vendeve me rrezik’
Qytetarët britanikë nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën, tha të mërkurën Zyra e Jashtme britanike.
Më herët, ajo ka këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajonet në fjalë, për shkak të koronavirusit, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe, transmeton Rel.
Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”.

