Antalia priti sivjet mbi 8 milionë turistë
Antalia vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar për turistët e huaj. Vetëm sivjet, plazhet e Antalisë i vizituan mbi 8.6 milionë turistë.
Ky qytet, i cili u mbylli vitin e kaluar me 3.5 milionë turistë për shkak të Covid-19, ka qenë në rrugën e më shumë pushuesve këtë vit me një rritje të shkallës së vaksinimit dhe heqjen e kufizimeve të udhëtimit.
Sipas të dhënave të 10 muajve të fundit mesatarisht 100 mijë turistë të huaj kanë hyrë në qytet në fundjavë për rreth 3.5 muaj.
Sipas shtetësisë së turistëve, Rusia ishte e para, me 3 milionë e 448 mijë e 706 turistë, Ukraina renditet e dyta me 1 milion e 258 mijë e 138 persona.
Antalia priti 335.484 turistë gjermanë në 10 muajt e parë të vitit të kaluar dhe 1 milion e 164 mijë e 338 turistë gjermanë këtë vit, një rritje prej 247 për qind në të njëjtën periudhë.

