Antidroga arreston mbi 20 persona

Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar këtë të mërkurë në zonën e Korçës. Panorama.al njofton për më tepër se 20 të arrestuar. Po ashtu janë sekuestruar edhe sasi droge. Pritet njoftimi zyrtar i policisë së Korçës.

Operacioni është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Korçë por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli.