Anton Nikë Berisha, fitues i sivjetmë i çmimit kombëtar “Azem Shkreli”

Mbështetur në një ftesë që ka arritur në adresën e prof dr. Anton Nikë Berishës, nga ana e MKRS-së, bëhet e ditur se ky punëtor i palodhur i shkencës së letërsisë dhe kulturës shqiptare, është fitues i sivjemë i Çmimit kombëtar për vepër jetësore, “Azem Shkreli”.

Ceremonia e dhënies së këtij Çmimi do të organizohet më 16 shkurt 2024, ora 10:00, në kabinetin e ministrit të kësaj Ministrie, z. Hajrulah Çeku dhe ate, pikërisht për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës si shtet i mëvetësishëm dhe demokratik.

Propozimin për dhënien e këtij Çmimi prof. dr. Anton Nikë Berishës e ka bërë asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, i cili vite më parë e ka nderuar të njëjtin dhe me Çmimin letrar “Beqir Musliu”, çmim ky që jepet nga komuna e Gjilanit për vlera të mirëfillta letrare, nga viti 2024 e këndej.

SABIT RRUSTEMI
Drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”