Anulohen të gjitha fluturimet e sotme nga aeroporti i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, i vetmi në Kosovë, ka njoftuar se të gjitha fluturimet e sotme, datë 15 qershor 2020, janë anuluar.
Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të aeroportit.
“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 15 Qershor 2020 janë anuluar!”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.
Të dielën është anuluar edhe një fluturim i linjës Zyrih-Prishtinë./mediafokus.info

