Anulohet festivali ‘Mish Mish’ në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka anuluar festivalim ‘Mish Mish’, i planifikuar për 21 gusht 2021, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Festivali shtyhet për një datë tjetër, kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka bërë të ditur këtë vendim në një konferencë me gazetarë, pas takimit në Qendrën Operative Emergjente.